KFOR kryen stërvitje ushtarake për procedurat e sigurisë së helikopterit
BKT
Lajme

KFOR kryen stërvitje ushtarake për procedurat e sigurisë së helikopterit

M.M. /RTKlive

Sot, personeli italian dhe amerikan nga misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, zhvilluan stërvitje me ngarkesë të quajtur “hot/cold load” (nxehtë/ftohtë) në Camp Villagio, në Pejë.

Në njoftimin në rrjetet sociale ‘Facebook’ KFOR bën të ditur se në këto stërvitje u përqendruan në  procedurat e sigurisë së helikopterit për ngarkim në rast emergjence.

“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme