Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, shprehje e vullnetit për liri
BKT
Lajme

Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, shprehje e vullnetit për liri

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme