14:55 / 10.09.2024
Lajçak-Vuçiqit: Të gjenden zgjidhjet e dakorduara në dialog
M.M. /RTKlive
I dërguari i posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në takimin e së martës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, theksoi se duhet të diskutohet dhe të gjenden zgjidhje të dakorduara në dialog.
Lajçak, në platformën ‘X’, ka bërë të ditur takimin tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve.
“Në takimin tim sot me presidentin Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajçak.
























