Haradinaj: 11 shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit
BKT
Lajme

Haradinaj: 11 shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit

M.M. /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjen tragjike të 11-Shtatorit të vitit 2001.

Në një postim në ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se 11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

“Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur.


MË SHUME NGA Lajme