10:57 / 11.09.2024
Universiteti i Prishtinës hap konkurs për nivelin master
M.P. / RTKlive
Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në nivelin e studimeve master për vitin akademik 2024¬/2025.
“Universiteti i Prishtinës ofron programe të fushave të ndryshme studimi, të krijuara për të adresuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës, si dhe për të promovuar zhvillimin akademik, profesional dhe personal të studentëve”, thuhet në njoftim.
Aplikimet janë të hapura deri më 24 shtator 2024 në orën 14:00.























