22:51 / 11.09.2024
Rudari: Ngritja e aktakuzës për sulmin në Banjskë është lajm i mirë
F.S| RTKlive
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Aktakuza u ngrit rreth një vit pas sulmit në Banjskë.
Avokati Naim Rudari tha për "Lajmet e Fundit", në RTK, se megjithëse ka pasur kritika për vonesën në ngritjen e kësaj aktakuze, është lajm i mirë që Prokuroria e ka ngritur atë.
“Unë besoj se Prokuroria ndoshta ka pasur kohë për të bërë hetim, ka pasur problem të mblidhnin provat dhe gjykatës t’ia dëshmojnë veprimet e grupit kriminal”, tha ai.
Ai shpreson se të ketë edhe dëshmitarë bashkëpunues.
Rudari gjithashtu theksoi se gjykimi i një pjese të të akuzuarve në mungesë do të sjellë vështirësi në procesin gjyqësor.























