12:54 / 12.09.2024
Begaj pret presidentin izraelit, flasin edhe për Kosovën
M.P. / RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur homologun izraelit, Isaac Herzog.
Ai e ka quajtur vizitën si historike në Shqipëri.
“Diskutimet tona u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, adresimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovë, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar ai në X.
























