Rama: Dënojmë çdo lloj paragjykimi ndaj popullit hebre
BKT
Shqipëri

Rama: Dënojmë çdo lloj paragjykimi ndaj popullit hebre

rtsh.al

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Izraelit dhe popullit hebre, ndërsa bëri thirrje se është pro çdo armëpushimi dhe dialogu që do kthejë në shtëpi pengjet izraelit dhe do i jap fund luftës në Gaza.

Në një deklaratë të përbashkët për shty me presidentin izraelit, Isaac Herzog, Rama tha se lidhjet mes dy popujve janë të shkruar në histori deh sa vijën e forcohen.

Rama beson se e ardhmja do të sjellë një Izrael më të fortë dhe një rajon më të sigurt.

“Shqipëria e konsideron Izraelin dhe lidhjet me popullin hebre si pjesë e historisë krenare të një vendi të vogël dhe kanë shkruar një faqe shumë të bukur në historinë e botës duke qenë vendi evropian i vetëm që kishte më shumë hebre pas luftës së dytë botërore se më para. Paraardhësit tanë mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bën një vend ku hebrenjtë nuk largoheshin por vinin të qenin miqësi, strehë dhe mbrojtje. Është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë të pritur ta forcojmë. Jemi e do vijojmë të jemi në mënyrë të palëkundur çdo forme anti semitizmi dhe kundër çdo intolerance e paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe i Palestinës jetojnë, është shumë e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejtë. Nga ana tjetër jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet dhe lufta dhe fitorja kundër terrorit është shumë më e vështirë se sa ç’mund të duket nga larg. Shqipëria ka qenë mbështetëse e armëpushimit dhe çdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe të niset një proces I ri për të mirën e të gjithë njerëzve. Nga ana tjetër jam shumë i prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe popullin e tij, e ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt dhe, pa asnjë dyshim, në një rajon më të qartë dhe vizionare. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri