17:48 / 15.09.2024
Tahiri: Në demokraci rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur
A.B|RTKlive
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka shkruar për Ditën e demokracisë, duke theksuar se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
"Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjithë, gra e burra, të rinj e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza", ka theksuar Tahiri.























