10:03 / 16.09.2024
Motta pas barazimit të Juvës: Empoli mbrohet mirë
F.B/RTKLive
Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, e ka pranuar se Empoli është skuadër e fortë, edhe pse ai mendon se skuadra e tij luajti më mirë se sa skuadra Empoli.
Juve nuk ia doli të marrë më shumë së një barazim pa gola në udhëtim tek Empoli.
“Në pjesën e parë luajtëm me më shumë energji, por siç e paralajmërova Empoli është një skuadër e mirë dhe di të mbrohet shumë mirë”, ka thënë Motta.
“Ne krijuam pak raste, por gjithashtu nuk pranuam gol. Tani ne duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka pohuar ai.
Pas javës së katërt, Juve ka tetë pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe rivali i tyre lokal, Torino në pozitën e tretë.























