23:40 / 16.09.2024
Lührmann: Mezi presim thellimin e marrëdhënieve Kosovë - Gjermani
M.P. / RTKlive
Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë e Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për pritjen e sotme.
“Falënderoj presidenten Vjosa Osmani për diskutimin e mirë sot se si të ecim përpara së bashku. Mezi presim 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë - Gjermani edhe më shumë”, ka shkruar Lührmann në platformën X.
Ndërkaq presidentja Osmani, sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, ka kërkuar heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
























