Profesori Dieter Nehring uron RTK-në: Radio ka ndryshuar për mirë
BKT
Lajme

Profesori Dieter Nehring uron RTK-në: Radio ka ndryshuar për mirë

Radio Kosova

Profesori i Universitetit të Huboldit në Berlin, albanologu Dieter Nehring, ka uruar sot Radio Televiozionin e Kosovës në 25-vjetorin e themelimit me një urim të veçantë. Ai ka folur për Programin e Mëngjesit në Radio Kosovë, ku dha edhe një mesazh.

“Përgëzimet e mija shumë miqësore për 25-vjetorin e programit tuaj. Ju falënderoj për punën tuaj të suksesshme dhe të palodhur, dhe uroj të vazhdoni të ecni kësaj rruge”, tha Nehring.

Profesor Nehring, ka kërkuar që të zgjerohet rrethi i dëgjuesve të shqiptarëve në Berlin, në mënyrë që t’a dëgjojnë edhe më shumë Radio Kosovën.

Ne pyetjen se a ka ndryshuar sot radioja për mirë ose për keq, profesor Nehring jep këtë përgjigje:

“Për mua radio ka ndryshuar për mirë. Gjithmonë kam pasur respekt para gazetarëve të Kosovës, sepse janë gazetarë të kualifikuar, atëherë dhe tani. Kam adhuruar gjithmonë gjuhën shqipe”, tha Nehring.

Profesor Nehring, është dëgjues i rregullt i Radio Kosovës që nga vitet e 70-ta dhe vazhdon edhe tani që t’i ndjekë programet e Radio Kosovës, e veçanërisht Programin e Mëngjesit.


MË SHUME NGA Lajme