25 vjet RTK, 25 vjet emocione drithëruese nga ‘Shtëpia e Kampionëve’
BKT
Sport

25 vjet RTK, 25 vjet emocione drithëruese nga ‘Shtëpia e Kampionëve’

F.B/RTKLive

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) sot po feston 25-vjetorin e themelimit.

Sporti është një nga njësit më të rëndësishme në zhvillimin e RTK-së.

Për 25 vite, televizioni numër një në vend, shikuesve të saj iu ka sjellë ngjarjet të rëndësishme sportive nga rrafshi kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Falë bashkëpunimit mes RTK TV, RTK Radio dhe RTKLive ‘shtëpia e kampionëve’ për shikuesit e saj ka sjellë eventet  më të mëdha dhe me joshëse sportive.

Lojërat Olimpike, kampionatet evropiane dhe botërore, ndeshjet e kombëtareve, sportet e dorës, sportet luftarake e së fundmi rikthimi i Ligës së Kampionëve, janë eskluzivitet që për vite të tera RTK i ka ofruar shikuesve të saj.

Emisionet ‘AS’, ‘Dardanët’ dhe ‘Sport Elite’, janë tri emisione sportive që vijnë në RTK, emisione që ndiqen me kureshtje nga sportdashësit shumtë kosovar.