10:57 / 20.09.2024
Osmani po qëndron në New York, do të ketë takime me liderë botëror
B. H. | RTKlive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.
Ajo ka ndarë një foto në profilin e saj në Facebook nga New York, ku do të ketë takime me homologët e saj dhe do të diskutojë zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani.























