Dejona Mihali përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale
BKT
Lajme

Dejona Mihali përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

A. Sejda | RTK

(Plotësuar, 13:25) Ka përfunduar intervistimi i Dejona Mihalit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Pas daljes nga prokuroria, ajo nuk është deklaruar për media, me gjithë insistimin e gazetarëve për të mësuar më shumë rreth  çështjeve për të cilat ka dhënë dëshmi në prokurori.

Prokuroria: Dejona Mihali po intervistohet në cilësi të dëshmitares

(Plotësuar, 12:40) Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur në prokurori. “Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin për media të kësaj prokurorie.

Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale në orën 9:30.


MË SHUME NGA Lajme