RTK ndan mirënjohje për JICA-n japoneze në 25-vjetorin e themelimit
BKT
Në Fokus

RTK ndan mirënjohje për JICA-n japoneze në 25-vjetorin e themelimit

M.Pasoma / RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës në kremtën e 25-vjetorit të themelimit të tij ka nderuar me mirënjohje partnerin e saj, JICA nga Japonia për kontributin e vazhdueshëm që nga viti 1999. Këtë mirënjohje e ka pranuar i ngarkuar me punë në ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka.

“Përkushtimi dhe bujaria juaj e jashtëzakonshme kanë qenë thelbësore në formimin e RTK-së në institucionin e nderuar që është sot. Ne, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm dhe angazhimin e vazhdueshëm për përsosmëri”, thuhet në çmim.

Zëvendësdrejtori gjeneral i transmetuesit publik, Adrian Krasta, përgjatë ceremonisë ka thënë se ky çmim është përgatitur nga punonjësit e RTK-së.

“Ne jemi mirënjohës, shumë vlerësues dhe nuk do të pushojmë ta themi këtë edhe në të ardhmen për kontributin që ka dhënë JICA, ministria e jashtme japoneze, kryeministrat japonez, andaj posaçërisht ë falënderoj ambasadorin, të cilit dua t’ia prezantoj një çmim, që është përgatitur nga punonjësit e RTK-së”, ka thënë Krasta.

Në anën tjetër vet ambasadori Yamanaka ka thënë se sa herë ka vizituar RTK-në ka gjetur mirënjohjen e punëtorëve për investimet japoneze.

“Ne jemi krenar që kemi ndikuar në zhvillimin e RTK-së dhe jemi të vendosur që të vazhdojmë mbështetjen për rritjen institucionale. Hapja e zyrave rajonale në Mitrovicë, Prizren, dhe në të ardhmen në Pejë, janë dëshmi e dedikimit tonë të vazhdueshëm”, ka thënë Yamanaka.

 


MË SHUME NGA Në Fokus