Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
BKT
Lajme

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës

E. Hoti / RTKlive

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur të premten se është miratuar logoja e këtij institucioni.

Sipas njoftimit, kjo logo është miratuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform rregullores, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.

Tutje në njoftim thuhet se sipas rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

"Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë. Me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme