13:08 / 21.09.2024
Abdixhiku kujton kolonel Ahmet Krasniqin: Emri i tij, gurthemel i shtetit
B. H. | RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 26-vjetorin e vrasjes.
Përmes një postimi në profilin e LDK-së në Facebook, Abdixhiku tha se kolonel Krasniqi, ushtaraku e strategu profesionist, intelektuali i rrallë e misionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ishte ai që i vendosi bazat e ushtrisë së Kosovës. `Emri i tij mbetet gurthemel i krijimit të shtetit të Kosovës`, ka theksuar ndër të tjera kreu i LDK-së, ndërsa ka thënë se vrasja e tij ishte humbje e madhe për kombin, e cila thellohet edhe më tej nga moszbardhja e këtij akti kriminal.























