SPAK dërgon në gjykim 5 shtetas për trafikim të lëndëve narkotike
BKT
Shqipëri

SPAK dërgon në gjykim 5 shtetas për trafikim të lëndëve narkotike

ATSH

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, njoftoi sot se ka dërguar në gjykim 5 shtetas, të cilët akuzohen se kanë trafikuar lëndë narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK bëri të ditur se ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve, të akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhvilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.


MË SHUME NGA Shqipëri