Krasniqi kujton heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci
BKT
Lajme

Krasniqi kujton heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

A.B / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoves (PDK) Memli Krasniqi ka kujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhe thotë se për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta.

Krasniqi përmes një  postimi në  “Facebook” ka thënë  se ata u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran.

“Sot, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka.
Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme