Sveçla: Serbia duhet t`i dorëzojë terroristët e sulmit në Banjskë
BKT
Lajme

Sveçla: Serbia duhet t`i dorëzojë terroristët e sulmit në Banjskë

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku dhe e organizimit të sulmit terrorist në Banjskë është drejtpërdrejtë e Serbisë.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se rënia e heroit Bunjaku mbrojti sovranitetin e territorin e vendit tonë andaj është edhe heroike, edhe e paharrueshme.

“Përgjegjësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë. Drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë. Rruga e fshatit Banjskë ku u vra rreshter Afrimi nga sot mbanë emrin e tij. Ajo është rruga që kolegët e tij e kalojnë çdo ditë në shërbim”, ka shkruar Sveçla në Facebook..

Ai potencoi se mesazhi që dha rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht.

“Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sevçla.


MË SHUME NGA Lajme