Barella s`e ndihmon Interin të paktën në dy ndeshje
BKT
Sport

Barella s`e ndihmon Interin të paktën në dy ndeshje

Uran Krasniqi/RTKLive

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë të paktën në dy ndeshjet e ardhshme, ka njoftuar klubi italian të martën.

Sipas një deklarate të klubit, Barella, i cili ka bërë 175 paraqitje në Serie A për Interin, ka pësuar një tërheqje muskulare.

"Gjendja e tij do të vlerësohet përsëri javën e ardhshme", thuhet në deklaratë.

Inter, që në tabelë gjendet në vendin e gjashtë me tetë pikë pas pesë ndeshjeve, do të përballet me Udinesen të shtunën, përpara se ta presë Crvena Zvezdën në një ndeshje të Champions League të martën.