Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë
BKT
Foto: Elmina Osmani
Në Fokus

Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Elmina Osmani /RTK

(E përditësuar, ora 10:40) Është shtyrë për 9 tetor seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve të arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë.

Është shtyrë seanca fillestare ndaj të akuzuarve për ndaj akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan më shumë kohë për të lexuar shkresën e lëndës dhe provat e Prokurorisë. 

Mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, avokati Ljubimir Pantoviq kërkuan ndërprerjen e seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantoviq u përkrah edhe nga dy avokatët tjerë të të akuzuarve Maksimoviq dhe Toliq.

Avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci ka theksuar se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë.

Ndërsa, prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

Gjyqtari Hoti ka konsideruar se Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

Por, avokati Pantoviq ka kërkuar kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë përgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dinë përmbajtjen e saj.

E prokurori Abazi ka theksuar se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi.

Por, Gjykata mori vendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dinë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ka filluar seanca gjyqësore e rastit Banjska për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë, në  Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykatësi Arben Hoti ka thënë se ka kushte për shqyrtimin fillestar ndaj të pandehurve që gjenden në masën e paraburgimit. Hoti ka lexuar emrat e personave të dyshuar për rastin Banjska: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, të cilët janë paraqitur të mërkurën para trupit gjykues.

Ndërsa prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se pjesa tjetër e grupit terrorist nuk ka qenë e mundur të kapet për t’u sjellë në gjykatë, teksa shtoi se, pavarësisht kësaj, mund të zhvillohet gjykimi në mungesë.

Avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, ka thënë se nuk ka faktorë që gjykata të vendosë të mos mbahet gjykimi në mungesë.

“Siç po e shihni ky gjykim po mbahet në mungesë të 42 personave. Është specifik sepse ka vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë dëmtuar palët dhe të njëjtën kohë ka mundur të rrezikohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Gjykata duhet të vendos a të mbahet a jo, sidoqoftë duhet të merrni mendim edhe nga gjykata supreme”, ka thënë ai.

Gjykata po ashtu ka konstatuar që prokuroria e ka përmbushur obligimin për ofrimin e shkresës së lëndës palës së akuzuar, në mënyrë elektronike, edhe pse avokatët e të akuzuarve kërkuan që ato të dorëzohen në formë fizike. 

Pas konstatimit të gjykatës se Prokuroria ka kryer obligimin për dorëzim të shkresës së lëndës, Pantoviq, avokat i njërit prej të akuzuarve, ka bërë kërkesë që seanca të ndërpritet.

“Ftesën për seancë të sotme e kam pranuar të hënë pasdite. Të njëjtën ditë më është dorëzuar aktakuza dhe shkresat elektronike. Fizikisht nuk kemi pas mundësi që të njoftohemi me këtë aktakuzë voluminoze. Dhe tani kemi dëgjuar nga Prokuroria që janë me mijëra faqe. Unë nuk kam pasur mundësi që në një mënyrë adekuate me u konsultu me të mbrojturin tim dhe lidhur me çështjen e fajësisë që është sot n ërend dite. Të mbrojturit tim, aktakuza ende s’i është dorëzuar dhe nuk ka pasë mundësi ta dijë se për çka akuzohet”, ka thënë Pantoviq.

Sias tij, lënda është komplekse, me akuza të rënda dhe me dokumente e prova voluminoze. "Më duhet kohë ta diskutoj me të, lidhur me çështjen e pranimi të fajësisë dhe nuk jam në gjendje që sot t’i ofroj mbrojtje të mbrojturit tim”, ka theksuar ai.

Në seancën dëgjimore po marrin pjesë edhe policët, Alban Rashiti e Çlirim Shaqiri si palë të dëmtuara të cilët ishin plagosur më 24 shtator 2023 nga një grup serbësh të armatosur.

Në sallë janë prezentë edhe familjarët e të dyshuarve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

Sh.Ç/RTKlive

Do të mbahet sot seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë. Seanca pritet të nisë në orën 9:45 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka njoftuar kjo gjykatë.

Një vit më parë në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në aksionin e Policisë u konfiskua arsenal armësh. Janë konfiskuar: 1 veturë e rëndë e blinduar; Vetura xhip - 24 copë; motorë 4x4 - 2 copë, mina kundër këmbësorisë - 8 copë; zolla të mbushura - 29 copë; zolla të përdorura - 7 copë; predha minahedhësish 82 mm - 54 copë; predha 62 mm - 88 copë; granata dore – 75 copë; mina anti-tank - 8 copë; eksploziv dinamit - 150 copë; tromblon për pushkë - 9 copë; detonatorë elektrikë - 23 copë; armë e kalibrit të rëndë lansues me nitroglicerinë - 1 copë; armë e gjatë mitraloz - 6 copë; armë e gjatë AK 47 - 30 copë; armë e gjatë me dylbi - 6 copë; armë të shkurtra revole - 3 copë; armë e shkurtër me shurdhues - 3 copë; shurdhues për AK 47 - 18 copë; karikatorë për AK 47 - 235 copë; antiplumba – 21 copë; municion të kalibrave të ndryshme - sasi shumë e madhe; pastaj dronë - 3 copë; pajisje për dron - 1 copë; dylbi nate – 15 copë; dylbi nate me temperaturë - 1 copë; radiolidhje - 32 copë; Kamera 4; këpucë Tactical - 5 palë; çanta ushtarake – 107 copë; uniforma ushtarake 115 copë; mbulojë kamuflazhi - 10 copë; Busull për orientim - 1 copë; harta nga sateliti - 6 copë; harta topografike - 3 copë; telefon 1 copë, maska – 23 copë; kazma - 28 copë; lopata – 20 copë; sëpata – 8 copë; motor sharra - 3 copë; sharra dore – 4 copë; barela për bartje të plagosurish - 2 copë; ushqime të shumta, medikamente mjekësore, telefona smart - 32 copë, sim kartela - 32 copë; dhe euro e dinarë të Serbisë – 1800 kartëmonedha.

Nga ajo kohë deri tash kanë ndodhur shumë zhvillime. Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ditë më parë aktakuzë ndaj 45 personave për përfshirje në sulmin e armatosur terrorist në veri të Kosovës, në Banjskë një vit më parë, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sipas aktakuzës, grupi terrorist me në krye Milan Radoiçiqin, synonin që përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se si grup mirë i organizuar, këtë pjesë të territorit kanë tentuar t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, dhe si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Grupi i përbërë prej 45 personave ngarkohet me “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale ngarkon kreun e grupit, Milan Radoiçiq me veprën penale të “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” pasi i njëjti nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 në cilësinë e kreut të grupit terrorist të strukturuar, ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë.

Pjesa më e madhe e tyre janë përdorur për armatim të rëndë, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike, pagesën e pjesëmarrësve të grupit, thuhet tutje në aktakuzë.

Radoiçiq ngarkohet edhe me shpëlarje të parave, pasi një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Një ditë më parë u nderua heoi Afrim Bunjaku i cili u vra një vitë më parë në sulmin terrorist. Me këtë rast krerët e shtetit dhe diplomat të huaj kërkuan që përgjegjësit e sulmit të dalin para drejtësisë. Ata i kërkuan Serbisë që ta dorëzon Radoiçiqin që të gjykohet për aktin terroristë, të cilin e ka pranuar se e ka organizuar.


MË SHUME NGA Në Fokus