Mbyllja e hetimeve, avokatja e Berishës në SPAK, firmos aktet hetimore
rtsh.al
Klodiana Gjyzari, avokatja e ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur këtë të mërkurë (25 shtator) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për firmos përfundimin e hetimeve të dosjes “Partizani”.
Pas firmosjes, avokatja Gjyzari ka lënë ambientet e SPAK ndërsa në duar mbante dosjen me aktet hetimore që ka tërhequr.
Po ashtu, në SPAK ka mbvërritur edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.
SPAK ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi më herët Berishës akuzën e korrupsionit me dyshimet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi edhe ky i akuzuar për korrupsion dhe pastrim të parave. Në të njëjtën dosje është edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe pronari i truallit Xhimi Begeja.
Prej muajit dhjetor të 2023-it Sali Berisha po qëndron me masën e “arrestit në shtëpi” pas refuzimit të herëpashershëm për të respektuar masën e sigurisë së detyrimit për t’u paraqit.
Ish-kryeministri është nën hetim dhe deri më tani asnjë akuzë nuk është ngritur për të, ndërkohë që SPAK ka dyshime se ai përdori pozicionin e kryeministrit për të favorizuar familjarët e dhëndrit të tij për përfitimin e pronës në Ish-kompleksin sportiv “Partizani”.
Berisha është thirrur vetëm një herë në SPAK përballë prokurorëve për t’u pyetur për dosjen, ndërkohë që në këtë periudhë të gjitha ankimimet e tij për ndryshim të masës së sigurisë i janë refuzuar.























