Policia vendos pengesa te ura e Bërnjakut për të ndaluar kontrabandën
BKT
Lajme

Policia vendos pengesa te ura e Bërnjakut për të ndaluar kontrabandën

V.Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës ka filluar vendosjen e pengesave prej betoni, tek ura e Bërnjakut, në veri.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, që, sipas tij, kjo po bëhet me qëllim të ndalimit të kontrabandës.

Elshani ka thënë se pengesat janë vendosur për të pamundësuar qarkullimin e kamionëve kurse veturat mund të kalojnë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme