Tortoshi: Ajax po përballet me një krizë rezultatesh në dy sezonet e fundit
BKT
Sport

Tortoshi: Ajax po përballet me një krizë rezultatesh në dy sezonet e fundit

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i futbollit, Jusuf Tortoshi, ka thënë se skuadra holandeze Ajax po përballet me një krizë rezultatesh në dy sezonet e fundit.

Ai ka qenë i ftuar në RTK për ta komentuar ndeshjen mes Ajax dhe Besiktas, që do të zhvillohet në kuadër të Europa League dhe e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 

Tortoshi ka theksuar historinë e madhe të Ajax.

"Ajax është një klub i madh dhe me histori. Në dy sezonet e fundit Ajax ka krizë rezultatesh. Ajax dhe Besiktas janë të barabartë. Përparësia e Ajax sonte është se është nikoqir, ka thënë Tortoshi, duke shtuar se ndeshja do të jetë interesante.