Prokuroria bllokon 24 prona e 11 vila në Prishtinë, Graçanicë e Novobërdë
BKT
Në Fokus

Prokuroria bllokon 24 prona e 11 vila në Prishtinë, Graçanicë e Novobërdë

Sh.Ç/RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se të enjten në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit me iniciale G.G. për veprën penale “Mashtrimi” dhe “shmangia nga tatimi”, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve, vilave, për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.

“ Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 par 4 dhe “Shmangia nga Tatimi”, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (vila), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale”, theksohet në njoftim.


MË SHUME NGA Në Fokus