Lajçak thotë se vlerëson idetë e Osmanit për Marrëveshjen e Ohrit
BKT
Lajme

Lajçak thotë se vlerëson idetë e Osmanit për Marrëveshjen e Ohrit

G.K/RTKlive

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se në takim kanë folur për situatën aktuale në procesin e normalizimit.

Në një postim në platformën "X", Lajçak ka theksuar se ka vlerësuar idetë e presidentes kosovare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme