08:57 / 30.09.2024
Ndërrohet komanda e KFOR-it, do të udhëheqë italiani Enrico Barduani
N.M. /RTKlive
Më 11 tetor komandën e KFOR-it do ta marrë gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani.
Zyra për informime misionit të NATO-s, KFOR, në një njoftim për media, bënë të ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVIII dhe KFOR XXIX do të mbahet në Shtabin e këtij misioni në Prishtinë, më 11 tetor 2024, në ora 11:00.
“Admirali Stuart B. Munsch Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli do të kryesojë ngjarjen. Gjeneralmajor i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani”, njofton KFOR.























