MASHTI mbështet me 8,5 mijë euro studentët e doktoraturës
BKT
Lajme

MASHTI mbështet me 8,5 mijë euro studentët e doktoraturës

M.P. / RTKlive

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për mbështetjen e studentëve të nivelit të doktoraturës, të cilat janë duke ndjekur studimet në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.

“Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro. Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës. Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin  ndërkombëtar të universitetit pritës”, ka shkruar në facebook ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 14 tetor.


MË SHUME NGA Lajme