08:34 / 01.10.2024
Moti në Shqipëri me diell e temperatura deri 24 gradë Celsius
B. H. | RTKlive
Sot në Shqipëri do të mbajë mot me diell e vranësira të pakta.
Era do të jetë me drejtim veri-perëndim 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat malore 5/21°C, zonat e ulëta 8/23°C, zonat bregdetare 11/24°C.























