Gërvalla do të prezantojë në takimin e ministrave për Procesin e Berlinit
BKT
Lajme

Gërvalla do të prezantojë në takimin e ministrave për Procesin e Berlinit

M.P. / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit gjatë qëndrimit të saj në Gjermani.

“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje bëhet e ditur se Gërvalla do të prezantojë qëndrimet e Kosovës në raport me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme