Osmani: Gjermania një aleate tradicionale e popullit të Kosovës
BKT
Në Fokus

Osmani: Gjermania një aleate tradicionale e popullit të Kosovës

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Bëhet e ditur se në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces. Gjermania ka qenë një aleate tradicionale e popullit të Kosovës dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje në përpjekjet tona për ta forcuar praninë dhe partneritetin tonë ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani, njofton zyra për informim e Presidentes.

Gjithashtu bëhet e ditur se Osmani dhe Roth,  ndër të tjera diskutuan edhe për Procesin e Berlinit, me ç'rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces. Një pjesë e diskutimit në takim u fokusua edhe në procesin e dialogut me Serbinë.


MË SHUME NGA Në Fokus