Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis
BKT
Lajme

Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis

V.Thaçi / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.

Presidenca njofton se në takim me ministrin Douglas, presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Në njoftim thuhet se Osmani ka theksuar interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët.


MË SHUME NGA Lajme