18:27 / 01.10.2024
Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës
G.K/RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga ministrja gjermane, Annalena Baerbook të cilës mes tjerash i kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Këtë takim e ka komentuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si partnere e besueshme.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”.























