Bislimi: Prioritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE
BKT
Lajme

Bislimi: Prioritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE

V.S

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Numri dy i qeverisë me diplomatin finlandez ka biseduar rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit në rrugën përpara.

Siç bëhet e ditur nga zyra për media e qeverisë, Bislimi në këtë takim ka theksuar  se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe sipas tij nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.

Përgjatë këtij takimi, siç thuhet, u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave.

Zëvendëskryeministri si nikoqir i këtij takimi ka trajtuar dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut.

Nga ana e tij, ambasadori Nissinen rikonfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme