17:59 / 02.10.2024
Zyrtare: Szczesny firmos për Barcelonën
F.B/RTKLive
Tashmë është zyrtare. Portieri i njohur polak, Wojciech Szczesny ka firmosur me Barcelonën.
‘Gardiani’ polak do të vesh fanellën e katalonasve deri në verën e vitit 2025.
Ish-portieri i Juventusit dhe i Arsenalit është rikthyer nga pensionimi për të firmosur me klubin katalunas.
Szczesny do të jetë zëvendësues i Andre Ter Stegenit, i cili u lëndua ditë më parë dhe e ka humbur gjithë sezonin.























