Tahiri: Miqësia jonë me SHBA-të e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë
V.Thaçi / RTKlive
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.
Tahiri përmes një postimi në 'Facebook', ka theksuar se takimi me Yvonne Gonzales kishte për qëllim nxitjen e koordinimit tutje për të arritur rezultate në hapin përfundimtar drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai tha se takimi rezultoi gjithashtu me disa këshilla të rëndësishme që duhen konsideruar me kujdes.
“E falënderova zonjën Gonzales për mbështetjen që Amerika i dha Kosovës dhe i kërkova të vazhdonte angazhimi i Amerikës në mbështetje të përpjekjeve tona për t’iu bashkuar Këshillin e Evropës. Miqësia jonë është e vërtetë dhe do të zgjasë përgjithmonë. Zoti mos na lashtë pa Amerikë”, ka shkruar Tahiri.























