Protestojnë mësimdhënësit e Vitisë, shkak mosekzekutimi i pagave
BKT
Foto| Qëndresa Duraku| RTK
Lajme

Protestojnë mësimdhënësit e Vitisë, shkak mosekzekutimi i pagave

Qëndresa Duraku| RTK

Punonjësit e arsimit të Komunës së Vitisë sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të vonesës së pagave për muajin shtator.

Punonjësit e arsimit të Komunës së Vitisë protestuan, sot, para Qeverisë së Kosovës, për shkak të vonesës së pagave për muajin shtator, për 775 punëtorë të sistemit të arsimit fillor dhe atij të mesëm.

Kryetari i SBASHKut, Rrahman Jasharaj, tha nëse nuk ekzekutohen pagat gjatë të premtes, nga java e ardhme, sistemin e arsimit në Viti mund ta gjejë në grevë.

“Kam frikë se nëse ndodh greva në Viti atëherë veprime sindikale do të ketë edhe në Komuna tjera e cilat do të jenë ato do të vendoset se cila komunë. Punëtorët e arsimit në Viti e kanë zërin e tyre që i mbron e ai është SBASHK-u. Unë i kam dërgua një letër z.Murati duke e lutur që pozitën që e ka si ministër i Financave t'i lë deklaratat, ka ai apo ka ky faj, kushdo që ka faj, mësimdhënësit nuk kanë faj, le t'i zgjedhin çështjet institucionet, por që sot Qeveria le t'i procesojë pagat. Në të kundërtën, është mëkat që këta njerëz, përveç që nuk kanë paga e shumica jetojnë me to, është mëkat se do të përballen edhe me kamata shtesë, e unë i lus bankat të mos veprojnë tani e ta kuptojnë situatën dhe mos t'i ndëshkojnë”, tha Jashari.

Shqetësimet janë të mëdha pasi pjesa dërrmuese e mësimdhënësve janë të ngarkuar me obligime të ndryshme familjare. Kështu tha kryetar i Sindikatës së Arsimit në Komunën e Vitisë, Kemajl Bislimi. Ai shtoi se mësimdhënësit e kanë edhe ditën e hënë që të presin, ndërsa prej të martës do të shikohet duke ndërmarrë hapa sindikal.

“Kemi ardh sot këtu para Qeverisë të protetstojmë sepse Komuna e Vitisë nuk ka ekzetkuar pagat. Për atë arsyeje ne kemi protestuar edhe në Komunën e Vitisë atje. Na kanë thënë se faji qëndron te Qeveria. Kemi ardh sot t'i drejtohemi edhe Qeverisë në qoftëse dikush na pret nga këtu. Qëllimi është një, pagat vetëm Komunës së Vitisë nuk u janë nda”, tha Bislimi

"Edhe BSPK-ja është shumë e shqetësuar se pse ka ardhur deri këtu, që pagat e mësimdhënësve të mos ekzekutohen. është shumë interesante se si edhe partneri social, Qeveria, por edhe partneri social që është në Viti, nuk ulen, nuk dakordohen që t'i kryejnë problemet edhe sot të vendosin që pagat e mësimdhënësve të dalin nëpër kontot e tyre. Siç e thanë edhe kryetaret, njerëzit kanë obligime, e ne e kemi të vetmin mundësi që të punësuarit në Kosovë ta mbajnë familjen me këto rroga. Andaj edhe një herë, në emër të BSPK-së në emër të SBASHK-ut, kërkoj nga partneri social që të ulet tani edhe të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.

Ndërkaq në reagimin e Ministrisë së Financave thuhet se pagat e programit për arsimin fillor dhe atë të mesëm nuk janë ekzekutuar, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.


MË SHUME NGA Lajme