Kryeministri Rama pas operimit del nga spitali
BKT
Shqipëri

Kryeministri Rama pas operimit del nga spitali

RTSH

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lënë ambientet e spitalit të QSUT-së ku ndodhej i shtruar ditën e djeshme për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua.

“Kryeministri Rama doli dhe gëzon shëndet të plotë”, kështu ka thënë, për RTSH, mjeku Arben Gjata.

Kreu i qeverisë shqiptare kreu mëngjesin e djeshëm operacionin e hernies inguinale dhe i duhej të qëndronte ditën e djeshme në spital nën kujdesin e mjekëve. Kryeministri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky ishte operacioni i dytë që kryeministri Rama iu nënshtrua në QSUT. Ekipi i mjekëve që realizuan ndërhyrjen ishin kirurgët Arben Gjata, Abren Beqiri dhe Dritan Rehovica si dhe anest-reanimatorët Krenar Lila dhe Saimir Kuci.


MË SHUME NGA Shqipëri