Protesta në Shqipëri, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov
ATSH
(E përditësuar) 10 punonjës të policisë në Shqipëri janë dëmtuar në protestën e sotme të opozitës nga sulmet me e qytetarëve, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj policisë.
Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të policisë.
Policia thekson ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi policinë dhe institucionet shtetërore.
(20:20) Përshkallëzohet protesta në Shqipëri, hidhet molotov drejt institucioneve
Protesta e sotme e opozitës ka nisur në mënyrë të dhunshme, teksa protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe tymuese në drejtim të forcave të Policisë dhe të godinës së Kryeministrisë.
Protesta e sotme e opozitës ka nisur në mënyrë të dhunshme, teksa protestuesit kanë hedhur hedhur lëndë plasëse në oborrin e Ministrisë së Brendshme, teksa disa efektivë të Policisë kanë mbetur të lënduar.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov edhe në drejtim të bashkisë së Tiranës, teksa një bombë është hedhur mes policëve, duke i vënë flakën një polici teksa kolegët e kanë ndihmuar për të shuar flakët. Policia më pas ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve duke kërkuar që t’i shpërndajë dhe më pas është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Partia e Lirisë dhe aleatët e tjerë, ashtu siç ishte paralajmëruar nuk pati deklarata.


























