Presidenti Erdogan në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga homologu Begaj
BKT
Shqipëri

Presidenti Erdogan në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga homologu Begaj

Sh.Ç/RTKlive

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri, në kaudër të vizitës zyrtare. Avioni me të cilin udhëtoi kreu i shtetit mbërriti pak më parë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Erdogan dhe bashkëshortja e tij, u pritën në Aeroport nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ky i fundit shoqërohej edhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku. 

Presidenti i Turqisë u prit me një ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu Bajram Begaj, me të cilin do të ketë edhe një takim kokë më kokë.

Më pas, Erdogan takohet edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë një deklaratë të përbashkët për mediet.

Sipas axhendës, Presidenti turk gjithashtu do të marrë pjesë pasditen e sotme në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet pranë Parlamentit shqiptar.


MË SHUME NGA Shqipëri