Përleshje në mbledhjen e Asociacionit të Komunave
BKT
Lajme

Përleshje në mbledhjen e Asociacionit të Komunave

V.S|RTKlive

Mbledhja e Asociacionit të Komunave është ndërprerë për shkak të një përleshje mes kryetarëve të komunave shqiptare.

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj ka shkruar se Asociacioni i Komunave të Kosovës është nën degradim total.

“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellë Kuvendin e AKK”, ka thënë ai, derisa ia ka bashkuar edhe një video ku shihet përleshja në këtë takim.

Ai ka thënë se në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme.

“Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si:  mungesa e transparencës, mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK, mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme