Barduani në krye të KFOR-it |Video
V.Th. /RTKlive
(E plotësuar) Është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it në Kosovë. Gjenerali Ozkan Ulutash ia dorëzojë këtë post gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit. Në ceremoninë që u mabjte në Kampin Film City në Prishtinë, morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra e ambasadorë të huajë në Kosovë.
Gjeneralmajori italian, Enrico Barduanit është komandant i ri i KFOR-it në Kosovë Gjenerali turk, Ozkan Ulutash ia dorëzojë postin e të parit të KFOR-it, të cilin mbajti për një vit, gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.
Osmani: Institucionet do të punojnë ngushtë me KFOR-in
Më këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në emër të popullit të Kosovës ka shprehur falënderim të madh ndaj KFOR-it.
Osmani ka thënë se për 25 vjet KFOR-i ka kaluar çdo hapë me Kosovën për ta bërë Kosovën vend të qetë të sigurt dhe paqësor.
“Misioni më i suksesshëm dhe më i gjatë është ai KFOR-it. Në emër të vendit tim dëshiroj të tregoj dhe të zotohem edhe një herë se populli i Kosovës dhe institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in, siç kemi punuar edhe në të kaluar për të siguruar që Kosova të mbetet një vend i qetë i sigurt dhe paqësor, që ofron siguri dhe prosperitet për te gjithë qytetarët pavarësisht prejardhjes së tyre”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani falënderoj nga gjeneralin Ozkan Ulutash për përkushtimin e tij me institucionet e Kosovës për të siguruar paqe dhe siguri.
Kurse gjenaralit Enrico Barduanit, Osmani i uroj mirë se ardhje në Kosovë duke theksuar se Kosova pret të punojë bashkë për te mbajtur operacionet e fuqishme dhe me formacionin e NATO-s, duke siguruar që se bashku ta mbajmë Kosovën e sigurt.
Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake gjeneralit të Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash.
Ulutash: Situata në Kosovë mbetet fragjile
Kurse, gjenerali Ozkan Ulutash ka theksuar se sivjet shënohet 25 vjetori i KFOR-it në Kosovë i cili përpiqet të ofrojë një mjedis të qetë.
“Gjatë këtyre 25 viteve anëtarët e komunitetit ndërkombëtarë kanë rezultuar në siguri publike në përmirësimin e marrëdhënieve dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë ai
Ulutash ka deklaruar se situata në Kosovë mbetet fragjile. “Ne dëshirojmë të tregojmë se ofrojmë paqe”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se në dy vitet e fundit kanë ndodhur ngjarje të cilat e kanë vështirësuar situatën, por u shpreh se përkundër qëndrimeve të qeverisë 'ne si bashkësi ndërkombëtare mbetemi të përkushtuar që të punojnë së bashku për promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitet për të gjithë'.
Munsch: Ulutash ka kryer një detyrë të madhe
Kurse, admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka lavdëruar punën e komandantit Ozkan Ulutash në Kosovë. Ai ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e plotë të BE-së e kanë lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Bashkësi ndërkombëtare mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku për të promovuar paqe e stabilitet për të gjithë. 25 vjet mbi 100 mijë perona nga 27 shtet kanë shërbyer në KFOR për të ofruar paqe dhe siguri. Tani vitin e kaluar kemi pasur një komandat të dalluar të KFOR-it Ozkan Ulutash, i cili ka kryer një detyrë të madhe. Që nga dita e parë gjenerali ka punuar me devotshmëri dhe pa reshtur për të për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. KFOR është ballafaquar me disa sfida të sigurisë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe të gjitha detyrat i ka kryer me sukses. Kjo udhëheqje e ka dërguar KFOR-in përpara për të zhvilluar aktivitet diplomatike, zotimi i përbashkët i gjeneralit Ozkan Ulutash ishte i denjë dhe paanësia e tij në udhëheqje ishte në nivelin më të lartë dhe dinamika e tij e punës ishte për çdo lavditë” ka thënë ai.
Barduani: Koha në të cilën jemi është pak problematike
Ndërsa tani Gjenarali në detyrë Enrico Barduani, tha se koha në të cilën jemi është pak problematike.
Ai shtoi se për shkak të zhvillimeve të shpejta të situatës së sigurisë shumë sfida mbeten por që shpreson se të gjithë së bashku do ti mposhtim.
Barduani deklaroi se siguron se KFOR-i do të vazhdojë të luaj rolin në mënyrë të paanshme në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, dhe se do të vazhdojë të mbajë një mjedis të qetë dhe të vendosë kushtet të cilat diplomacia dhe politika do të gjejnë zgjidhje afatgjate për të mirën e popullit dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Për këtë ai tha se pret të punojë ngusht me secilin me zotimin që do të arrihet diçka e mirë për paqen.























