18:31 / 11.10.2024
Gruda i PDK-së pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit
A.B |RTKlive
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka qëndruar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit ku është pritur në takim nga Anne Morrison, zyrtare e lartë për Kosovën.
"Diskutuam për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popullit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë", tha Gruda.























