14:26 / 12.10.2024
Gjonbalaj pret reflektimin në fushë të amosferës së mirë të ekipit
Uran Krasniqi / RTKLive
Ish-futbollisti, Malsor Gjonbalaj, ka theksuar se para ndeshjes me Lituaninë atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe pret që kjo të reflektohet pozitivisht në fushë.
Kosova dhe Lituania do të përballen sot në kuadër të Nations League. Gjonbalaj ka qenë i ftuar te te RTK për ta komentuar ndeshjen. "Në aspektin taktik, kur je më i fortë se kundërshtari, duhet ta kesh ndeshjen nën kontroll dhe për këtë duhet të kesh posedimin e topit", ka thënë Gjonbalaj, duke shtuar se Kosova ka cilësi të madhe në krahasim me Lituaninë dhe Qipron. Megjithatë, ai ka paralajmëruar se asnjë ndeshje nuk është e lehtë.























