21:53 / 13.10.2024
Nallbani: Kosova U21 pranoi gola naivisht nga Polonia
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Kombëtares U15 të Kosovës, Ilir Nallbani, ka shprehur pakënaqësinë e tij për humbjen që ka pësuar Kosova U21 në përballje me Poloninë.
Ai ka folur në emisionin "AS" te RTK.
"Nuk e pranoj humbjen e Kosovës në Poloni me rezultat 3-0. Atje kemi pranuar gola naivisht", ka thënë Nallbani, duke vënë theksin te gabimet që kanë çuar në disfatën në ndeshjen e parë.
Ai ka theksuar se të njëjtat probleme janë përsëritur edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Kosovë.
"Në njëzet minutat e para, Kosova ka luajtur mirë, duke qarkulluar topin për njëzet minuta, por pastaj pranimi i golit të parë na futi në një seri negative", ka thënë Nallbani.
Ai ka thënë se shpreson që të tejkalohet kjo sitiatë dhe të shkohet përpara.























