LVV: Nuk marrim pjesë në seancë derisa opozita të shmangë çdo imponim
BKT
Foto: Edona Podvorica
Lajme

LVV: Nuk marrim pjesë në seancë derisa opozita të shmangë çdo imponim

Edona Podvorica/RTK

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci dhe Enver Dugolli, anëtarë te Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, në një konferencë për medie, kanë bërë të ditur arsyet pse nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për orën 12:00, nga deputetët e opozitës mbi furnizimin me ushqim të ushtrisë së Kosovës.

Kërkesa e opozitës për të shkarkuar Mimoza Kusari Lila nga pozita e shefes së Grupit  Parlamentar të LVV-së, si dhe qasja e tyre për keqinformim për furnizimin me ushqim të ushtarëve të FSK-së, sipas deputetit Enver Dugolli, janë më tepër se shantazh.

“Veprimet e tyre kësaj here shkojnë përtej shantazhit, duke kërkuar dorëheqjen e shefes e grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila, është absurde dhe nuk e pranojmë. Ne nuk marrim pjesë në as një seancë që vjen nga ta”.

Dugolli tha se presin qasje tjetër të opozitës.

“Në fillim të javës së këtij tetori, me kërkesë nga opozita,  e përkrahëm kërkesën e tyre për të ftuar në raportim ministrin  Maqedonci, më shumë se tre orë diskutuam në komision dhe ministri u përgjigj në të gjitha pyetjet e tyre,në të gjitha çështjet e ngritura nga opozita. Kërkesa për një seancë në Kuvend, është vazhdimësi e tendencës për keqinformim të qytetarëve nga ana e deputetëve të opozitës”, tha ai.

Të gjitha këto, Dugolli i quajti propagandë, të udhëhequr nga opozita dhe eksponentë të caktuar.

Ndërsa deputeti Bajqinovci tha se Ministria e Mbrojtjes nuk ka shpallur tender sekret.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka shpallur tender sekret, por tender për kontratë emergjente”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme