Shqipëria `hakmerret` ndaj Gjeorgjisë për humbjen e muajit të kaluar
BKT
Sport

Shqipëria `hakmerret` ndaj Gjeorgjisë për humbjen e muajit të kaluar

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 19:57) Shqipëria ka arritur një fitore të vlefshme në Tbilisi, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-1 në kuadër të Nations League.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk pasur gola, ani se të dyja skuadrat kanë treguar përkushtim në fushë, duke krijuar disa raste po pa arritur të konkretizojnë.

Shqipëria ishte e fokusua në mbrojtje dhe qarkullimin e topit, ndërsa Gjeorgjia përpiqej të sulmonte.

Momenti vendimtar për Shqipërinë ka ardhur menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e dyzet e tetë, mesfushori Kristijan Asllani ia ka arritur të gjejë rrjetën pas një aksioni të organizuar, duke i dhënë avantazhin ekipit të drejtuar nga trajneri Sylvinho. Ky gol doli të ishte i mjaftueshëm për të siguruar tri pikët.

Pas golit, Gjeorgjia ka shtuar përpjekjet për të barazuar rezultatin, duke rritur presionin ndaj mbrojtjes shqiptare. Megjithatë, përpjekjet e tyre janë ndalur nga një mbrojtje e fortë dhe disa pritje të sigurta nga portieri strakosha. Ndërkohë, Shqipëria ka vazhduar të kërcënojë përmes kundërsulmeve, ku gjuajtjet e Asanit dhe Dakut ishin pranë dyfishimit të rezultatit, por pa sukses.

Kjo fitore vjen si hakmarrje për humbjen që Shqipëria pësoi në ndeshjen e parë mes këtyre dy kombëtareve, të zhvilluar muajin e kaluar në Tiranë, ku Gjeorgjia triumfoi me po të njëjtin rezultat, 0-1.

S`ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Gjeorgji - Shqipëri

(E plotësuar, 18.50) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, e zhvilluar të hënën në Tbilisi, në kuadër të Nations League.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga të dyja palët, mundësitë për të krijuar raste të pastra për shënim ishin të pakta.

Të dy skuadrat kanë ende dyzet e minuta për të provuar ndryshimin e rezultatit dhe për të kërkuar fitoren.

Gjeorgjia - Shqipëria, formacionet

Gjeorgjia dhe Shqipëria ndeshen sonte me fillim nga ora 18:00 në Tbilisi në një përballje të vlefshme për Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.