Hovenier: SHBA mbështetë misionin e NATO-s për një mjedis të sigurt
V.S|RTKlive
Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misionin e NATO-s në Kosovë për një mjedis të sigurt do të vazhdojë.
Këtë e tha i dërguari amerikan në Kosovë, ambasadori Jeffrey Hovenier i cili përmes një postimi në rrjetin social X i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të misionit paqeruajtës në Kosovë, gjeneralit italian, Enrico Barduani.
Ndërkohë diplomati i Shteteve të Bashkuara shprehu vlerësimin e thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit të deritanishëm, Ozkan Ulutash.
“Ishte privilegj të merrja pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutash, dhe një mirëseardhje e ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Ndërrimi i komandës së KFOR-it u bë të premten e javës që shkoi.
























